Ministri Hasani premton mbështetje për gratë e Krushës dhe gratë e verbra

Ministri Hasani premton mbështetje për gratë e Krushës dhe gratë e verbra

Gra të Krushës, që merren me në kultivimin, prodhimin dhe konservimin e perimeve, dhe përfaqësuese të Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës, zhvilluan takime të ndara me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Sipas njoftimit për media, ministri Hasani iu ka ofruar mbështetje grave të Krushës në rritjen e prodhimit vendor dhe eksportit si dhe ndihmë për rritje në punësim.

‘Gratë e Krushës janë shembull i sakrificës dhe suksesit, pavarësisht vështirësive që kanë pasur kanë arritur të krijojnë biznes. Në kuadër të prioriteteve që i kemi si ministri do të punojmë shumë që gratë e Krushës të kenë rritje të eksportit dhe prodhimet e tyre të kenë shtrirje sa më të madhe në Kosovë dhe rajon’, ka thënë ministri Hasani.

Ndërsa në takimin me përfaqësueset e grave të verbra, ai u ka premtuar atyre se do ta kenë mbështetjen e tij për të pasur mundësi që produktet artizanale që i krijojnë t’i promovojnë dhe t’i shesin me ndihmën e institucioneve të Kosovës.

COMMENTS