Milionat e fushatës

Arrestohet drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit
Sonte ndërrohet ora

Partitë e mëdha politike kanë nisur t’ia hapin ‘grykën thesit me para’ për fushatën parazgjedhore. Përpos fondeve që i marrin nga buxheti i shtetit, shuma të mëdha marrin edhe nga bizneset, të cilët më pas i favorizojnë në tenderët institucionalë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Partitë politike në Kosovë vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha parash nëpër fushata zgjedhore, ani pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për kufizim të shpenzimeve.

Përderisa KQZ-ja ka rrumbullakuar shpenzimet në shifrën prej rreth 900 mijë eurove, subjektet politike vazhdojnë të mos jenë transparente sa i përket mënyrës së financimit. Kështu konsiderojnë monitoruesit e financimit të partive politike, të cilët thonë se në Kosovë mungojnë mekanizmat e duhur të kontrollit për ndalimin e keqpërdorimeve financiare.

Ndërkohë, analistët politikë vlerësojnë se fondi i partive politike është shumëfish më i madh sesa shuma që marrin nga buxheti i Kosovës. Ata madje nuk përjashtojnë mundësinë që disa prej partive financohen nga bizneset e mëdha në Kosovë.

Megjithëkëtë, deputetë nga koalicioni PDK-AAK-Nisma thonë se i gjithë financimi bëhet në mënyrë transparente, kurse ‘Vetëvendosja’ ka bërë të ditur se fushatën do ta financojë nga kursimet e fondit vjetor dhe nga kontributet e qytetarëve.

COMMENTS