Miliarderi Zuckerberg dhe familja e tij bëjnë jetë shumë normale (Foto)

Miliarderi Zuckerberg dhe familja e tij bëjnë jetë shumë normale (Foto)

Bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka pasuri në vlerë prej 74 miliardë dollarësh dhe është njeriu i pestë më i pasur në botë.

Mirëpo, përkundër pasurisë, 33-vjeçari nuk është i pasionuar pas veturave, rrobave apo udhëtimeve, prandaj me gruan e tij, Priscilla Chan dhe dy vajzat e tyre, bëjnë jetë shumë normale.

Së bashku me gruan e tij, ai ka themeluar edhe një fondacion bamirës, ashtu që shumë para i japin për qëllime bamirësie.

Kur është fjala për veshjet, Mark njihet për stilin e zakonshëm dhe më së shpeshti është me bluzat e njëjta.

Po ashtu, është i njohur se ka vetura shumë të lira. Është parë me Volkswagen dhe Honda që kushtojnë më pak se 30.000 euro.

Krahas dy shtëpive, Zuckerberg dhe Priscilla posedojnë dy plantacione në ishullin, të cilat i kanë blerë sepse kanë dashur ta ruajnë bukurinë natyrore të ishullit.

Mark nuk udhëton shumë për t’i plotësuar dëshirat personale, megjithatë sivjet vendosi t’i vizitonte të gjitha shtetet në Amerikë.

Zuckerberg, së bashku me Bill Gates, Warren Buffett dhe 100 miliarderë të tjerë, janë pjesë e organizatës ‘Giving Pledge’ që japin një pjesë ta madhe të pasurisë për qëllime filantropike.

Vet Mark ka thënë se planifikon t’i dhurojë 99 për qind të aksioneve të Facebookut për qëllime bamirësie.

COMMENTS