Milani mund të përjashtohet nga garat evropiane

Milani mund të përjashtohet nga garat evropiane

Short me fat për Skënderbeun në Ligën e Evropës
Arritjet e Liverpooli-t në Ligën e Kampionëve deri tani

UEFA është duke monitoruar nga afër situatën financiare të Milanit teksa pikëpyetjet vazhdojnë të rriten për skuadrën e Serie A e cila shpenzoi tepër gjatë afatit kalitmar.

Delegatë të Milanit janë shfaqur në zyret e UEFA-s dy javë më parë për të ofruar dosjet e tyre se implikimet financiare janë legjitime dhe nuk janë në kundërshtim me rregullat e Fair Play Financiar.

Alarmi është ngritur në Nyon kur 200 milionë euro u shpenzuan nga Milani dhe UEFA kërkoi garancion dhe dokumente nga Fininvesti i Silvio Berlusconit dhe konzorciumi kinez, i njohur si Rossoneri Sport Investment Lux që së fundmi bleu skuadrën e Milanit.

Marca mëson se këto obligime financiare duket se janë bërë në varësi me suksesin e ekipit në të ardhmen, më saktësisht inkuadrimin në Ligën e kampionëve, e që nuk është garancion i mjaftueshëm për FFP dhe që mund të bëjë që Milani të marrë një dënim të madh siç është përjashtimi nga garat evropiane.

Për më shumë, një hetim i fundit nga Neë York Times ka gjetur se Li Yonghong, pronari i ri i Milanit, nuk është pronari i vërtetë i kompanisë së minierave prej të cilës ai thotë se e ka pasurinë, duke bërë që pasuria e tij personale të jeët në fakt shumë më e vogël se sa që është menduar në fillim.

Milani është në vendin e shtatë këtë sezo me 19 pikë e gjashtë humbje, shtatë pikë më pak se sezonin e kaluar.

Për të hyrë në luftë për ndonjë nga katër pozitat e para Milani është 11 pikë larg Romës që mban pikërisht vendin e katërt.

COMMENTS