Milaim Zeka: Ramush Haradinaj e mposhti Serbinë

Milaim Zeka: Ramush Haradinaj e mposhti Serbinë

Kelmendi: Adresa për reagime kundër spastrimeve është në Beograd e jo te Daut Haradinaj
‘Do të jetë një ditë e jashtëzakonshme, ajo e inaugurimit të presidentit. E di se e kam parë’

Personalisht, ne baze te te gjitha informacioneve qe kemi pasur, e sidomos edhe pas deklarimit publik te ambasadorit francez rreth rastit te Ramush Haradinajt, nuk kam besuar qe ai do te lirohet sot.

Lirimi i tije eshte fitore e madhe per drejtesine franceze, ne radhe te pare, e cila qe kater muaj, e nxitur nga Serbia, ka mbajtur ne France, liderin e AAK se, Haradinajn.

Ramush Haradinaj gjate gjithe kohes ka besuar ne lirimin e tije. Gjate gjithe kohes, ashtu sikurse ne Hage, per asnje moment nuk eshte thyer, dhe nuk eshte dobesuar perpara ketyre kurtheve te medhaja, te kurdisura nga Beogradi dhe Prishtina, me qellimin e vetem, qe ta largojne nga skena politike.

Tash ka opozite!

Pres sot, qe Ramush Haradinaj eshte liruar, Kosova ka opozite. Prej sot, zgjedhjet e lira i konvenojne vetem opozites, po jo dy partive ne pushtet. Akuzat, lufta dhe kunderthenjet ne mes PDK se, dhe LDK se, jane bere tamam sikur opozita te ishte e vdekur, ngase te gjitha parallogaritjet ishin se Ramush Haradinaj nuk do te lirohej sot.

Nese lideri i opozites do te dije ta kanalizoje si duhet qendrimin e tije ne France, sigurisht qe do ta kete mundesine per thenjen e nje nokauti te forte pushtetit aktual, pasiqe ai eshte i percare, edhe krejte te keqijat e Kosoves, i adresohen vetem ketyre dy partive ne pushtet.

Sot ka fituar Kosova ne radhe te pare, drejtesia, dhe demokracia evropiane ne pergjithesi!
Urime te gjitheve!

COMMENTS