Milaim Zeka: Pse rasti Haradinaj është super serioz

Milaim Zeka: Pse rasti Haradinaj është super serioz

Daut Dauti: Një video që mua nuk me habitë aspak (Video)
Kimete Berisha: Bravo Refiqe Tërrnava (Foto)

Pse Qeveria dhe njerezit rreth tije jane hajgaregji serioz.Ndalimi i Ramush Haradinajt ne France, qe nga fillimim, ka qene teper serioz, po tani eshte bere superserioz. Qeveria, po edhe njerezit.

Pse Qeveria dhe njerezit rreth tije jane hajgaregji serioz.

Ndalimi i Ramush Haradinajt ne France, qe nga fillimim, ka qene teper serioz, po tani eshte bere superserioz. Qeveria, po edhe njerezit rreth tije, kane qene njerez te cilet kane reaguar vetem sa per sy e faqe, dhe vetem sa per te thene, ose qe po bejme dicka, ose per te fituar kredi dhe fame politike.

Qeveria, me nje ane kishte nje reagim te plogeshte, ne ane tjeter lutej qe te mos kthehej fare, ndersa “jaranat” e Ramushit, vuanin per dy gjera: e para me ba nje foto duke i shtrengu duarte, e dyta me tregu sa ma shume “dashuri dhe patriotizem” ne raport me liderin. Shumica e trajtonin Ramushin sikurse ai ka shkuar ne France per skijime, ose per ndonje trajnim patriotik, ose per matje opinionesh.

Ne krejte kete lemsh ballkanik te politikes, ne kete kazan intrigash dhe teorish te konspiracionit, po ziheshin lloje-lloje thashethemesh te odave: “Ramushi do kthehet edhe me i forte”! “Ramushit s ka cka i bane Franca”! “Ramushin nuk ka force qe e mposhte”, e barcoleta te tjera te ketij llojit.

Mirepo, tani qe po afrohemi tek data 27 prill, dita kur Gjykata Franceze do marre vendim, askush nuk po ka guxim me i permend dy mundesit e tjera pas asj te pares.

Ramushi munde te lirohet, por gjasat jane 98 perqind minimale.

2. Ramushi munde te akuzohet nga Gjykata Franceze, qe gjasat jane 50 perqind.

3. Ramushi mundet me qene objekt i Gjykates Speciale, qe poashtu gjasat jane 50 perqind.

Asnje kalkulim qe Ramushi do ekstradohet ne Beograd, nuk eshte i qendrueshem.

Ramushit nuk i kane ba ndere, as nuk i bejne, as ata qe i bejne lajka, as ata qe shtiren qe po i ndihmojne, as ata qe kane bere kercenime ne emrin e tije, deri tek prokuroret dhe gjykatesit e Frances, por vetem ata qe ia thone te verteten.

E verteta rreth Ramushit eshte super serioze, po detaje te tjera do ta dalin ne opinion ditet ne vazhdim…!!!

COMMENTS