Milaim Zeka nuk i bindet kërkesës së PDK-së (Video)

Milaim Zeka nuk i bindet kërkesës së PDK-së (Video)

Deputeti i NISMA për Kosovën Milaim Zeka, në fjalën e tij në seancën e sotme ka thënë se EULEX në bashkëpunim me PDK-në i kanë ngritur aktakuzë kryeta

Deputeti i NISMA për Kosovën Milaim Zeka, në fjalën e tij në seancën e sotme ka thënë se EULEX në bashkëpunim me PDK-në i kanë ngritur aktakuzë kryetarit të partisë së tij, Fatmir Limaj.

Duke komentuar vendimin e PDK-së për të lëshuar seancën në shenjë revolte ndaj deklaratave të EULEX-it për ish-ushtarët e UÇK-së, Zeka tha se nëse PDK dëshiron të vejë drejtësi në këtë vend, atëherë duhet të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për të folur rreth krimeve të Prokurorisë së Kosovës dhe EULEX-it.

‘Krerët e PDK-së e kanë ditur mirë se Salustro ka qenë kryeprokuror në bashkëpunim me PDK-në dhe me Beogradin.

Krerët e PDK-së e dinë se prokurorja e EULEX-it Isabel Arnal ka marrë vendim në Brezovicë në villë, në takim me krerët e PDK-së për t’ia ngritur aktakuzën kryetarit të Nismës Fatmir Limajt. Nëse PDK dëshiron të vejë drejtësi në këtë vend atëherë duhet të thirrur seancë të jashtëzakonshme të flas për krimet e prokurorisë së Kosovës dhe për krimet e EULEX-it që janë duke bërë në Kosovë’, tha Zeka.

Më poshtë mund të ndiqni fjalën time për piramidën e krimit të EULEX-it në Kosovë dhe për kapjen e drejtësis Kosovare – 23.11.2017

Posted by Milaim Zeka on 23.11.2017

COMMENTS