Milaim Zeka nga arresti shtëpiak në mbledhje në Kuvend (Foto)

Milaim Zeka nga arresti shtëpiak në mbledhje në Kuvend (Foto)

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, i cili është arrestuar ditë më parë si i dyshuar për mashtrim të
kosovarëve që kanë paguar para viza pune në Gjermani, të cilat nuk ishin marrë kurrë.

Zeka është anëtar i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, komision i cili është mbledhur sot dhe deputeti Zeka ka mbërritur i fundit.

Avokati i tij, Gazmend Halilaj, konfirmoi për KALLXO.com se Milaim Zeka ka leje nga gjykata për të marrë pjesë në mbledhjet në Kuvend.

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media po shqyrtohet raporti vjetor i Radio Televizionit të Kosovës, raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin si dhe raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Media.

COMMENTS