Milaim Zeka i PAN-it, merr pjesë në seancë

Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka dalë kundër një vendimi të koalicionit PAN, ku bën pjesë edhe ai, duke marrë pjesë në seancën e sotme.

‘Unë jam deputet, nuk jam numër, unë e me aq sa di edhe Nisma nuk ka marrëveshje me asnjë parti, se a do të marrim apo nuk do të marrim pjesë në seancë’.

‘Logjika e bojkotit është e dënueshme, e patolerueshme, dhe nuk mund të sillemi, as PAN-i, as LDK as Vetevendosja me logjikën e inatit ballkanik që me i blloku proceset’.

‘Do të marrë pjesë në seancë dhe bëj ftesë të gjitha partive që të ulemi dhe të bisedojmë’, ka thënë Zeka në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk ka informatë për pjesëmarrjen e PAN-it në seancë.

‘S’kam informatë. Kryetari i partisë time, Fatmnir Limaj më thotë që vendimet, deputeti i merr të pavarura’.

Në ndërkohë PAN-i ka bërë të ditur qysh dje se nuk marrin pjesë në seancën e sotme konstituive.

COMMENTS