Milaim Zeka i 52- ti në listën zgjedhore të koalicionit PDK-AAK-NISMA

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, i cili aderoi javën që lamë pas në këtë parti, në listën zgjedhore të koalicionit PDK- AAK- NISMA mban numrin 52.

Zeka nëpër intervista ka dhënë premtimin se do t’i mbështesë më së shumti personat të cilët ai i ka quajtur si më të shtypurit në Kosovë dhe se do vazhdojë të jetë kritik ndaj së keqes, ashtu si ka qenë edhe më herët si gazetar.

Poashtu, ai është shprehur optimist se në zgjedhjet që do mbahen më 11 qershor në Kosovë, do ta fitojë një vend në Parlamentin e Republikës së Kosovës. /P.n/

COMMENTS