Milaçiq thotë se nëse bëhet president i Malit të Zi, tërheq njohjen e Kosovës

Milaçiq thotë se nëse bëhet president i Malit të Zi, tërheq njohjen e Kosovës

Kandidati i opozitës për president të Malit të Zi Marko Milaçiq, thotë se nëse ai bëhet president në këto zgjedhje, do të insistojë në anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës.

Milaçiq siç transmetojnë mediet në Mal të Zi, në një tubim në Berane ka thënë se Qeveria malazeze manipuloi popullin e vet për këtë çështje, transmeton kp.

E njëjta gjë, sipas mendimit të tij, u zhvillua në rastin e futjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe hyrjes në NATO.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 15 prill ku do të garojnë shtatë kandidatë.

COMMENTS