Mikullovci: PAN-i akoma s’ka kërkuar seancë

Mikullovci: PAN-i akoma s’ka kërkuar seancë

Komuna e Prishtinës bëhet me ashensor dhe platformë lëvizëse
Deputetë të PE-së kërkojnë heqje të llogaritjes verë-dimër të kohës

Koalicioni ‘PAN’ ende nuk e ka njoftuar administratën e Kuvendit të Kosovës se janë të gatshëm për mbajtjen e seancës konstituive. Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci bëri të ditur se sot nuk do të mbahet seancë, pavarësisht raportimeve të medieve se një gjë e tillë mund të ndodhë.

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci ka thënë se mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk mund të caktohet pa marrë konfirmim zyrtar nga koalicioni PAN se tashmë janë siguruar numrat e nevojshëm për kandidatin e tyre për kryetar Kuvendi.

‘Koalicioni PAN duhet ta njoftojë administratën e Kuvendit se janë të gatshëm për mbledhje. Administrata më thotë mu, atëherë unë e caktoj menjëherë mbledhjen. Pa e marrë konfirmimin zyrtar, mbledhja nuk caktohet. Duhet të shkojnë në Kuvend, meqë në pyetje është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Sapo fola me sekretarin e Kuvendit, nuk kanë lajmëruar ende asgjë’, ka thënë Mikullovci për Periskopin.

Ndonëse Mikullovci konfirmoi se seanca konstituive nuk do të mbahet sot, nuk u përjashtua mundësia që një e tillë të mbahet nesër.

Koalicioni PAN tashmë ka nënshkruar marrëveshje edhe me partinë e familjes së Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re, e cila ka katër deputetë. Kështu, ky koalicion tashmë ka siguruar numrat e nevojshëm për votimin e kandidatit për kryetar Kuvendi dhe të parin e Qeverisë.

COMMENTS