Microsoft sjell versionin e ri të Paint (Video)

Microsoft sjell versionin e ri të Paint (Video)

Makina e certifikuar për vozitje dhe fluturim (Video)
Fitoni para në Youtube – Ja hapat

Microsoft është duke sjellur një version të modernizuar të aplikacionit Paint për Windows 10, i cili mundëson krijimin e lehtë të imazheve 3D.

Kompania e ka lansuar aplikacionin e ri në një ngjarje të mbajtur dje ku ka shfaqur planet e saj për krijime 3D në aplikacion.

Përdoruesit e këtij versioni do të mund të shkrepin foto dhe më pas mund t’i shndërrojnë pjesë të fotove të tyre në objekte 3D ose mund të vizatojnë në 2D dhe më pas të transformojnë imazhin në objekt tre dimensional.

Së bashku me aplikacionin, përdoruesit mund t’i ndajnë imazhet në një komunitet të ri ‘online’ që është i fokusuar në lojën Minecraft. Imazhet në lojë mund të eksportohen lehtësisht dhe të printohen me printer 3D.

Versioni i ri i aplikacionit paint është lansuar në tregun online më herët gjatë këtij muaji dhe është i gatshëm për shkarkim pa pagesë.

Paint 3D qëndron besnik ndaj aplikacionit klasik i cili ka mjete bazike për vizatim dhe krijime megjithatë tani aplikacionit i janë shtuar edhe disa tipare tredimensionale që e bëjnë atë të duket më në hap me kohën.

COMMENTS