Michael Jackson në vitin 1999: Më dhemb zemra për fëmijët e Kosovës (Foto/Video)

Madje në vitin 1999, siç kanë shkruar mediet gjermane, ai mblodhi para në Seul dhe në Gjermani për të ndihmuar kosovarët që po kalonin në kohë lufte.

Shumë pak njerëz mund ta dinë se Michael Jackson, legjenda e muzikës e cila ndërroi jetë tetë vite më parë, ka folur për Kosovën.

Michael Jackson në qershor të vitit 1999 pati thënë për mediet e huaja se zemra i vuan për fëmijët e Kosovës dhe se do të këndojë për ta.

Madje në vitin 1999, siç kanë shkruar mediet gjermane, ai mblodhi para në Seul dhe në Gjermani për të ndihmuar kosovarët që po kalonin në kohë lufte.

“Do të doja të shkoj në Jugosllavi dhe ti përqafoj të gjithë fëmijët e Kosovës. Më dhemb zemra nga ajo që po ndodhë” raportonte vitin 1999 gazeta The Mirror, siç shihet edhe në reportazhin poshtë, në gjuhën gjermane.

COMMENTS