MI: Rrugët e Kosovës të kalueshme, por kujdes gjatë vozitjes

Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, përfshirë këtu edhe autostradën 'Ibrahim Rugova', bën të ditur përmes një komunikate për media Ministria

Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, përfshirë këtu edhe autostradën ‘Ibrahim Rugova’, bën të ditur përmes një komunikate për media Ministria e Infrastrukturës.

‘Duke u bazuar nga të dhënat të cilat i kemi marrë nga terreni, pas reshjeve të fundit të borës, të gjitha rrugët rajonale dhe autostrada ‘Ibrahim Rugova’ janë të kalueshme’, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se përkundër që reshjet e borës janë duke vazhduar Ministria e Infrastrukturës ka angazhuar të gjitha ekipet në të gjitha rajonet e Kosovës, për mirëmbajtjen e rrugëve për të siguruar qarkullim normal të automjeteve.

Ministria e Infrastrukturës ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar gjatë vozitjes si dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore.

‘Kërkojmë nga qytetarët e vendit tonë që të jenë të pajisur me pajisjet dimërore si dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes’, thotë MI.

COMMENTS