MI: Lehtësohet qarkullimi nëpër rrugët e vendit

MI: Lehtësohet qarkullimi nëpër rrugët e vendit

Edi Rama bëhet ‘shofer’ në moshën 53-vjeçare (Foto)
Thaçi i ndan ‘Urdhrin e lirisë’ senatorit McCain

Qarkullimi i automjeteve në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në tërë vendin vazhdon të zhvillohet me lehtësi, njofton Ministria e Infrastrukturës.

Në kumtesën e MI-së thuhet se me gjithë reshjet e mbrëmshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim.

Gjatë gjithë kohës, kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në largimin e borës dhe në mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa menaxherët rajonalë po vazhdojnë të monitorojnë gjendjen e tyre.

Ministria e Infrastrukturës është duke punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, për të mundësuar zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit.

Për t’iu dalë në ndihmë ekipeve lokale të komunës së Gjakovës, në hyrje të qytetit dhe në disa pjesë rurale të saj janë angazhuar ekipet e MI-së në heqjen e borës dhe akullit, sikurse edhe në komunat e tjera të vendit.

Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve në vend, MI këshillon qytetarët të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë Ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit.

COMMENTS