‘M’fal’ filmi i Besim Ugzmajlit – që flet për dramë familjare (Foto)

‘M’fal’ filmi i Besim Ugzmajlit – që flet për dramë familjare (Foto)

Kreativiteti i Vivi Mac, arti i pabesueshëm me lëngje të derdhura (Video)
‘Pena e Flakës’ triumfon Agron Tufa

‘M’fal’ do të jetë filmi më i ri i metrazhit të shkurtër që vjen me skenar dhe regji të Besim Ugzmajlit.

Filmi trajton temën e një drame familjare, përkatësisht raportet delikate midis dy vëllezërve dhe gruas së njërit nga ta, si dhe nënës së tyre.

Filmi pritet ta ketë premierën e mbyllur në fund të këtij viti. ‘Filmi do ta ketë një premierë të mbyllun në fundvit, pastaj shohim ç’do të bëjmë për festivale’, thotë për zico.tv, Ugzmajli.

Ndërkohë vet regjisori është shprehur i lumtur me punën e ekipit të tij. Në Facebook ai ka shkruar: ‘Jam jashtëzakonisht i lumtun me të gjithë ekipën që ka investu vetën e tyre për ta realizuar këtë film. Thank you all!’, shprehet Ugzmajli.

‘M’fal’, është shkruar brenda këtij viti ndërsa po realizohet me vetëfinancim.

Rolet kryesore të filmit i interpretojnë aktorët: Agron Shala, Semira Latifi, Kushtrim Asllani, Igballe Qena, Ekrem Sopi, Sherif Bega, Orik Berani dhe Adrian Obertinca.

Filmi është xhiruar në Prishtinë dhe Ferizaj, ndërsa do të përfundojë i tëri brenda vitit për tu distribuuar në vitin e ardhshëm.

Foto 2_00000

Foto 1_00000

COMMENTS