Meti u këndon manekeneve (Video)

Tashmë është bërë emër i njohur në muzikën shqiptare. Këngëtari Muhamet Bajrami – Meti, ka realizuar projektin e tij më të ri të titulluar ‘Manekene’.

Me muzikë dhe orkestrim nga Bahri Zariqi – Bahza dhe tekst nga Ghulo, kënga është miksuar dhe masterizuar nga Arbas Sound.

Klipi është vizuelizuar nga ‘M production’. Vet Meti pret që kjo këngë të arrijë sukses të madh, pasi që ka punuar një kohë të gjatë për të.

Ju kujtojmë që Meti, në fillim të karrierës së tij i ka rrëmbyer 2 çmime në festivalin ‘Çelësi Muzikor 10’. Njërin si Best New Artist e tjetrin atë të Internetit.

COMMENTS