Meta-Gashi: Demarkacioni me Malin e ZI të mbyllet

Meta-Gashi: Demarkacioni me Malin e ZI të mbyllet

KQZ certifikon sot partitë dhe listat e kandidatëve
Sot bëhet shugurimi i Katedrales ‘Nënë Tereza’

Demarkacioni të kalohet sa më parë, ka porositë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë vizitës së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

‘Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, të mbyllet. Republika e Kosovës nuk ka kohë të humbë më tepër. Politikanët kosovarë duhet të shohin larg dhe të mos lënë proceset të pambaruara. Nuk do të lodhem së përsërituri këtë – ka thënë Presidenti Ilir Meta.

Nga ana tjetër, Presidenti Meta ka përsëritë mbështetjen e shtetit shqiptar në proceset e reja progresive rreth Diasporës.

‘Pothuajse gjysmën e popullit e kemi jashtë vendit dhe besoj, ka ardh koha që kujdesi i dy shteteve tona ndaj shqiptarëve që jetojnë në diasporë të marrë forma konkrete’ – ka thënë me këtë rast, zv. Kryeministri Dardan Gashi.

Gjatë vizitës dy ditore të Ministrit Gashi në Shqipëri dhe takimet me homologët nga shteti shqiptar për bashkërendimin e aktiviteteve dhe strategjive për Diasporën, Presidenti Meta ka uruar dhe përgëzuar zv. Kryeministrin Gashi për detyrat e reja qeveritare.

Në takimin e dy qeverive asaj shqiptare dhe kosovare më 27 nëntor, janë planifikuar dhe nënshkrimi i tri marrëveshjeve të dy ministrive të Diasporës të të dyja vende.

COMMENTS