Messi vs Ronaldo

Messi vs Ronaldo

Neymar po bëhet gati për Botëror dhe një tjetër transferim rekord
FFK-ja kundër ‘ndeshjeve humanitare’ ku bëhen fyerje e provokime nga serbët

40 me 39 gola – Ronaldo dhe Messi vazhdojnë të jenë mbretërit e Evropës.

Ashtu si në dhjetë vitet e fundit, ‘Topi i Artë’ do të shkojë sërish për njërin mes Lionel Messit e Cristiano Ronaldos. E veçanta do të jetë se kësaj radhe, përfundimisht, njëri do të dalë para tjetrit dhe më vështirë se do të luajë renditja.

Dytë po luftojnë me skuadrat e tyre për të fituar sa më shumë tituj dhe për të shënuar sa më shumë gola që të arrijnë më lehtësisht te ‘Topi i Artë’.

Natyrisht, Messi është para Roanldos. Ai është favorit për ‘Këpucën e Artë’, me 29 gola, aq sa ka edhe Mohamed Salah, ndërsa Ronaldo me 23. Po ashtu edhe me trofe, Barcelona pothuajse tashmë i ka të siguruar dy trofe (La Liga dhe Copa del Rey), ndërsa po lufton edhe për Ligën e Kampionëve, trofeu i vetëm që i ka mbetur Ronaldos e Real Madridit për këtë sezon.

Sido që të jetë, Ronaldo është para Messit në Champions me 12 gola si dhe në të gjitha garat, me 40 gola, kurse argjentinasi 39 – andaj pritet të jetë një betejë e ashpër mes tyre deri në fund të sezonit, për gola, tituj dhe spektakël, pasi dytë janë ën formë jetësore.

COMMENTS