Mësohet si dhe pse e la Shpat Kasapi Afërdita Dreshajn

Xuxi me një projekt gjigant televiziv (Video)
Grupi shqiptar këndoi këngën shqipe ‘Tana’ në BBC2 (Video)

Për kohë të tëra, është folur e përfolur shumë lidhja e më pas ndarja mes Shpat Kasapit e Afërdita Dreshaj. Disa thoshin se ishte bukuroshja ajo që e la këngëtarin, ndërkaq disa mendonin se ishte e kundërta.

Si ish missi ashtu edhe këngëtari, nuk preferuan të japin shumë detaje rreth ndarjes, e cila bëri mjaftë bujë mediale, e vazhdon të nxisë edhe më tej kureshtjen e njerëzve. Shpati, që ende zyrtarisht është beqar, më në fund e ka thënë fjalën e vet.

Ai, thotë se nuk është ndjerë asnjëherë keq për ndarjen, pasi ai vendosi që punët të shkojnë ashtu. Pra, sipas Kasapit, ishte ai që e braktisi Afërditën.

Në pyetjen se a ndihet i mërzitur apo i gëzuar për përfundimin e lidhjes me bukuroshen, ai thotë: “Për sa kohë isha unë ai që e mora vendimin për t’u ndarë, s’mund të jem i lënduar”.

E lënduar nuk është dukur as Afërdita, që me të shpejtë ka përfunduar në krahët e një tjetri, me të cilin është edhe më tej në lidhje.

COMMENTS