Meshkujt e martuar e shfrytëzojnë Halloween-in për t’i tradhtuar gratë

Meshkujt e martuar e shfrytëzojnë Halloween-in për t’i tradhtuar gratë

Pasi e gëlltiti të gjithë lopën, anakonda u detyrua ta ‘villte’ (Video)
Bibiana Steinhaus, arbitri i parë femër në Bundesligë (Video)

Përderisa shumica e njerëzve e ndërlidhin Halloween-in me kostume të frikshme dhe kunguj, disa individë e shohin këtë ditë si kohë të përsosur për ta tradhtuar bashkëshorten.

Ueb sajti ‘Ashley Madison’, përmes një anketimi me 2495 gra dhe burra, ka zbuluar se 55 për qind e tyre planifikojnë ta shfrytëzojnë ditën e Halloween-it si shans për të pasur një aferë.

Të gjithë nga ata që kishin raportuar se e shfrytëzojnë Halloween-in për tradhti, kishin qenë ose të martuar ose në lidhje afatgjate.

48 për qind prej tyre kishin pranuar se do dëshironin të kishin një partner jashtëmartesor në atë dhe t’i eksplorojnë fantazitë në kostum.

Vetëm 26 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk kanë bërë lojëra seksuale aktrimi (ndërrim personazhesh) me bashkëshortin/ën por janë të gatshëm ta bëjnë këtë.

Pra, njerëzit besojnë se inkorporimi i lodrave të seksit dhe lojërave të aktrimit mund të ketë ndikim pozitiv në lidhje.

Megjithatë, nëse njëri nga partnerët nuk është i gatshëm të bëjë lojëra të tilla, tjetri do ta gjejë dikë tjetër për Halloween për t’i përmbushur fantazitë.

COMMENTS