Mesazhi i londinezëve për terroristët!

Dr. Ilir Tolaj pëson lëndime nga dy persona në qendër të Prishtinës (Video)
Simiq: Së pari Asociacioni i Komunave serbe, më vonë demarkacioni, Ushtria kurrë

Në stacionin e trenit nën tokë në Londër, qytetarët e vendit kanë shkruar në një tabelë të vendosur në stacion mesazhet e tyre ndaj terroristëve.

Secili prej mesazheve të shkruara kanë edhe orën se kur janë shkruar. Dy prej mesazheve që u shkruan në tabelë janë duke qarkulluar në rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook.

‘Kjo është Londra. Ju mund ta sulmoni qytetin tonë, por ju kurrë nuk do ta shkatërroni jetesën e gjeneratave tona’, shkruan një qytetarë.

‘Të gjithë terroristëve ua kujtojmë me mirësjellje se, KJO ËSHTË LONDRA, dhe çka do që na bëni, ne do të pimë çaj dhe do të vazhdojmë tutje. Faleminderit’.

COMMENTS