Mesazhi i Emir Lenjanit nga spitali

Kthehet Superliga, sot në Prizren përballen Liria dhe Besa
Klopp: Do të luftojmë për ëndrrën tonë, finalen e ‘Championsit’

Mesfushori i krahut i kombëtares shqiptare, Emir Lenjani, e ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike në spitalin e Tiranës.

Lenjani u lëndua rëndë në minutën e 44-të në pjesën e veshit, pas një dueli në ajër me Alkantaran, ku ky i fundit e goditi me bërryl, duke i shkaktuar një të çarë në vesh dhe pas konsultimit të stafit mjekësor kuqezi, u desh një ndërhyrje më e specializuar.

‘Faleminderit mjekëve të spitalit në Tiranë të gjithëve për kujdesin. Operimi ka shkuar mirë dhe tani jam në gjendje të mirë. Mëkat që humbëm ndeshjen por do të rikthehemi tek fitoret. Gjithashtu ju falënderoj për mesazhet e dërguara në adresë timen’, ka shkruar Lenjani në profilin e tij në Facebook.

COMMENTS