Merrni ngjyrë në plazh në mënyrë natyrale pa u djegur

Merrni ngjyrë në plazh në mënyrë natyrale pa u djegur

Vjen ilaçi i ri kundër leuçemisë
Hong Kongu ‘vendi më aktiv’ në botë (Video)

Sekreti i parandalimit të djegies së lëkurës në plazh është edhe natyral. S’keni pse përdorin kremra kur fare mirë nxirrjen e zgjidhin dhe disa perime. Baza e lëngut natyral është karrota, të cilin organizmi ynë e shndërron në vitaminë A. Beta karotina ripërtërin qelizat, mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV dhe bën që lëkura të nxihet shpejt në diell.

Nuk ka dyshim se karota është burimi më i mirë i beta karotinës, por mund t’ju vijnë në ndihmë edhe fruta të tjera me ngjyrë të kuqe, portokalli, apo perimet e gjelbra.

Ja lëngu ideal që duhet të konsumoni para ekspozimit në diell:
1 karotë, 1 pjeshkë, 1/2 kungull të freskët, 1 mollë.

Vendosni përbërësit në shtrydhësen e përgatitjes së lëngjeve, në fund shtoni pak limon për shkak të vitaminës C që ai përmban dhe pijeni këtë lëng çdo mëngjes.

Duhet ta pini 10 ditë para pushimeve dhe gjatë pushimeve duhet të hani sa më shumë karota.

COMMENTS