Mërgim Lushtaku i ka bërë një befasi babait të tij, Sami Lushtakut në burg. Përmes një postimi në Facebook, Mërgimi ka treguar se e veçanta e këtij
Mërgim Lushtaku i ka bërë një befasi babait të tij, Sami Lushtakut në burg.
Përmes një postimi në Facebook, Mërgimi ka treguar se e veçanta e këtij takimi ishte se vajza e tij Elita, e takoi për herë të parë gjyshin e saj.
“Sot së bashku me vajzën time Eliten, vizituam babain tim! E veçanta e këtij takimi ishte se Elita takoi për herë të parë gjyshin e saj dhe u kënaq në praninë e tij. Në pritje të triumfit të së vërtetës dhe drejtësisë”, ka Mërgim Lushtaku në Facebook.
Kujtojmë se ai është kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës./BS/
COMMENTS