Mendoi se në arën e tij gjendej bomba e Luftës së Dytë Botërore, policia gjen kungullin gjigant

Mendoi se në arën e tij gjendej bomba e Luftës së Dytë Botërore, policia gjen kungullin gjigant

Një qytetar nga Gjermania i ka telefonuar policisë duke thënë se në oborrin e tij gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore, ku pasi forcave të shumta të policisë dhe atyre të deminimit dolën në vendin e ngjarjes, u konstatua se bëhet fjalë për një kungull të madh.

Telefonata e 81-vjeçarit ka ndodhur gjatë e enjtes në Bretenm në afërsi të qytetit Karlsrue në jugperëndim të Gjermanisë.

Në komunikatë thuhet se policia ka konstatuar se ‘ai objekt vërtetë është dukur si bombë’, por që në fakt bëhej fjalë për një kungull të gjatë 40 centimetra.

Kjo perime e ‘frikshme’ që kishte ngjyrë të hirtë të mbyllur, peshon rreth pesë kilogramë, kurse policia beson se dikush e kishte hedhur në arën e tij.

Megjithatë, në shumë qytete gjermane vazhdojnë të gjenden bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore, edhe pse ka kaluar mbi 70 vite që kur kjo luftë e përgjakshme përfundoi.

COMMENTS