Melania Trump ‘ha’ diamante, çohet peshë Meksika (Foto)

Melania Trump ‘ha’ diamante, çohet peshë Meksika (Foto)

Bebe Rexha bëhet bashkë me Beyonce dhe Nicki Minaj
Sonte shihet çfarë ka bërë Nora Istrefi (Foto)

Revista e famshme meksikane ‘Vanity Fair’ po përballet me reagime të ashpra, pasiqë në ballinën për muajin e shkurtit, ka vendosur Zonjën e Parë të Amerikës, Melania Trump të mbushur me bizhuteri dhe duke ‘ngrënë’ diamante.

Zonja e parë u prezantua më një pirun dhe gjerdanë margaritarësh dhe diamantesh në një pjatë ku i përdorte si spageti. Ky ishte një imazh luhatjesh për një vend ku jetojnë pothuajse gjysma e popullit në varfëri.

Revista do të sjellë një raport që tregon të kaluarën e kësaj zonje të parë intriguese.
Imazhi i Melania Trump shkaktoi reagime të shumta, pasi presidenti Trump tha se do të ndërtojë murin kundër emigrantëve në kufi me Meksikën.

Nuk kanë kaluar shumë ditë që nga inaugurimi i Trumpit, ndërsa që tani ai ka shkaktuar trazira në SHBA dhe në botë për ndërtimin e murit me Meksikën dhe për firmosjen e dekretit për ndalimin e refugjatëve nga 7 vendet myslimane për të shkelur në SHBA.

COMMENTS