‘Meksika nuk do të paguaj për asnjë mur’

‘Meksika nuk do të paguaj për asnjë mur’

Ndalohet nga prokuroria për 48 orë sulmuesi i gazetarit Vehbi Kajtazi
Mustafa: Muri në Mitrovicë, sinjal për ndryshimin e dialogut

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto tha se shteti i tij nuk do të paguajë për murin kufitar, që ka vendosur të ngrejë presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Nieto tha se i vjen keq për barrierën dhe se vendi i tij ‘nuk beson në mure’.

Megjithatë, presidenti meksikan nuk e ka në plano të anulojë ose shtyjë udhëtimin në Uashington, më 31 janar, për të takuar homologun e tij Donald Trump.

Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për një ‘barrierë të pakalueshme fizike’ dhe ka thënë se Meksika do ta rimbursojë SHBA-në për të.

Pena Nieto insistoi se ‘Meksika nuk do të paguajë për asnjë mur’.

Sipas Trumpit, muri do të pengojë ‘përdhunuesit dhe kriminelët’ meksikanë të hyjnë në SHBA.

COMMENTS