Megjithatë telefoni nuk ishte i Hitlerit Telefoni origjinal ishte i zi (Video)

Realiteti virtual, kjo teknologji mund të kurojë fobitë (Video)
Metodat natyrale për t’i mbajtur larg mushkonjat (Video)

Telefoni që mendohej se është përdorur nga Adolf Hitler për të dhënë urdhërat e tij, dhe që u shit një javë më parë në ankand, nuk është i vërtetë.

Telefoni origjinal ishte i zi, por më pas u lye me të kuqe, dhe kishte të gdhendur emrin e Hitlerit. Ai u gjet në bunkerin e liderit nazist në Berlin më 1945, pas disfatës së tij.

Telefoni Siemens, me simbolet naziste të Rajhut të Tretë, iu dhurua Hitlerit nga oficerët e Vermhatit, forcave të armatosura gjermane, më 1943.

Por Frank Gnegal, kreu i Koleksionit në Muzeun e Komunikimit në Frankfurt ka thënë për gazetën Frankfurter Allemajne (Allegmeine) se ai që u shit në ankad është i rremë.

‘Telefoni aktual është prodhuar nga Siemens & Halske, por pajisja ka ardhur nga një telefon anglez’, ka thënë Gnegal.

Gnegal, i cili është përgjegjës për një nga koleksionit më të rëndësishme të historisë së telefonëve në Evropë thekson ‘thjeshtësinë’ e ndërtimit të telefonit.

‘Siemens do të kishte ndërtuar një telefon nga plastika e kuqe, dhe jo një lyerje joprofesionale mbi një telefon të zi. Gjithçka që kishte të bënte me Hitlerin, prodhohej me cilësi të lartë, kështu që pse një telefon i gdhendur thjesht duhej të lyhej’, shton më tej Frank.

Telefoni u shit para një jave në një ankand për 243 mijë dollarë dhe blerësi ishte anonim.

COMMENTS