Mega sfilata ‘Albanian Fashion Night’ nga Dashanor Asllani vjen në 2017 (Foto)

Viti i Ri 2017 do të jetë i frytshëm sa i përket organizimeve shqiptare në modë.

Tashmë ‘Albanian Fashion Night’ është në organizim e sipër nga Agjencioni ‘Moda City’ me producent Dashnor Asllani. Ky i fundit premton se eventi në fjalë do të jetë një mega sfilatë.

Në këtë eveniment do të marrin pjesë shumë të ftuar, përfshirë aty Këngëtarë, dizajnerë të njohur të veshjeve, vajza e djemë të rinj të cilët do t’i prezantojnë veshjet.

Organizatori Dashnor Asllani thotë ekskluzivisht për portalin zico.tv, se ‘Moda City’ ka paraparë që në vitin 2017 t’i ketë në program edhe këto organizime ndërkombëtare:

Top Model Of The World, Miss Bikini Universe, Mister Ocean, Top Model Kosova, Top Model Shqipëria, Miss Bikini Kosova si dhe Miss Bikini Shqipëria.

Asllani fton të marrin pjesë vajzat dhe djemtë që synojnë sfilatat e modës.

Ndryshe ‘Moda City’ me Dashnor Asllanin njihen për opinionin shqiptar si organizator i madh i sfilatave të modës.

COMMENTS