Mediet e huaja: Kënga e Rita Orës dedikim për ishin Cara Delevingne

Mediet e huaja: Kënga e Rita Orës dedikim për ishin Cara Delevingne

Sa vello i ndërroi Qëndresa natën e dasmës ?
Flaka Krelani ekspozon gjoksin para pasqyrës (Foto)

Rita Ora ka kënduar këngën e saj të re ‘Girls’, të premtën mbrëma.

Artistja 27 vjeçare e cila sapo ka filluar turneun e ri, ishte veshur në të kuqe në skenën e ‘Akademisë O2’, shkruan DailyMail.

Sipas TheSun, Ora e shkruajti ‘himnin seksual’ duke pasur ishin e saj Cara Delevingne në mendje.

‘Gjithmonë është spekuluar për marrëdhënien mes Ritës dhe Caras. Ndërkohë që ato kurrë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar diçka të tillë, andaj Rita ka lejuar patjetër që muzika e saj të flet për këtë gjë’, ka thënë një burim për mediet.

Burimi thotë që ajo ka qenë e lumtur që është diskutuar në studio influenca kryesore e modeles në këngë.

Gjatë një interviste në ‘People’, Rita e cila ka më shumë se një vit që është në lidhje me Andrew Watt, ka treguar se kënga ka të bëj edhe me orientimin e saj seksual.

‘Unë jam 50/50, dhe nuk do ta fsheh. Nuk e fsheh atë që jam, kush jam unë, nëse dëshiroj ta bëj këtë, nëse dëshiroj ta bëj atë’, tha ajo.

COMMENTS