Mediat turke: Kosova, territor ‘i pushtuar’ nga telenovelat

Jessie J, fanse e çmendur e këngëtarit shqiptar (Foto)
Nuk do e njihni, Ibrahim Tatlises tashmë një plak i mbuluar nga thinjat (Foto)

Tashmë janë bërë disa vite që Kosova po transmeton telenovela nga industria e filmit turk.

Në një artikull, ‘Daily Sabah’ shkruan se dhjetë vjet më parë eksporti televiziv turk llogariti të ardhura në rreth 1 milion dollarë, ndërsa sot kjo shifër është në rreth 350 milionë dollarë.

Serialet turke transmetohen sot në më shumë se 100 vende, përfshi këtu edhe Kosovën. Këto shifra e rendisin Turqinë në prodhuesin dhe shpërndarësin e dytë në botë të serialeve televizive, pas SHBA-së.

Për vitin 2017, parashikohet që të ardhurat të arrijnë 1 miliard dollarë.

Ballkani është tashmë një territor i ‘pushtuar’, shkruan ‘Daily Sabah’, dhjetëra telenovela shfaqen nga Kosova deri në Detin e Zi.

Vlen të theksohet se gjatë anketimeve, shikuesit ballkanas shprehen se pëlqejnë karakteret realistë, mungesën e dhunës dhe gjuhën e thjeshtë.

COMMENTS