Mediat serbe: ‘Sulm i ri i shqiptarëve, Jahjaga përdhunon Serbinë në mes të Beogradit’

Mediat serbe: ‘Sulm i ri i shqiptarëve, Jahjaga përdhunon Serbinë në mes të Beogradit’

Lirimi i Haradinajt në ballinat e mediave më të fuqishme botërore (Foto)
SHBA, kryeprokurori Sessions: T’i japim fund emigracionit ilegal

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, gjatë një qëndrimi në kryeqytetin serb, Beograd, pritet të flasë për librin e kujtimeve me rrëfimet e grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë.

Dhe këtë qëndrim të saj, gjegjësisht fjalimin e saj në mes të Beogradit, mediat serbe e vlerësojnë si një sulm të ri të shqiptarëve.

‘Sulm i ri i shqiptarëve: Jahjaga përdhunon Serbinë në mes të Beogradit!’, është titulli i mediumit serb Informer.

‘Ish-presidentja e shtetit të rremë të Kosovës, Atifete Jahjaga, në mes të Beogradit mban një fjalim në lidhje me atë se si serbët e organizuar kanë dhunuar gratë shqiptare?!…’, thuhet më tej në nëntitullin e artikullit.

Siç kanë bërë të ditur mediat ndërkohë, ish-presidentja Atifete Jahjaga do të jetë mysafire e festivalit ‘Mirëdita, dobar dan’, i cili në Beograd do të mbahet nga 31 maji deri më 3 qershor.

Dhe siç është shtuar më tej, Jahjaga do të flasë në promovimin e librit ‘Dua të më dëgjojnë – Librin e kujtimeve me rrëfimet e grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë’, që mbahet në ditën e tretë të festivalit.

COMMENTS