Mediat ndërkombëtare raportojnë për ndalimin e Haradinajt

Mediat ndërkombëtare raportojnë për ndalimin e Haradinajt

Ekspertët ritheksojnë se Kosova ka 10 mijë e 905.25 kilometra katrorë
Të moshuarit që vdiq në rrugën Gjilan-Ferizaj nuk iu afrua askush për ndihmë (Video)

Televizioni prestigjioz Euronews i ka kushtuar vëmendje ndalimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

Haradinaj ka udhëtuar me pasaportë diplomatike kur është arrestuar në Aeroportin e Bazelit, raporton Euronews.

Kreu i AAK-së sot pritet të dalë para drejtësisë e cila pritet të marrë një vendim për të.

Euronews rikujton se Haradinaj është arrestuar me kërkesë të Serbisë e cila e ngarkon atë me krime lufte.

Po ashtu ky televizion i ka dhënë jehonë edhe kërkesës së autoriteteve të Kosovës të cilat kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm.

Edhe e përditshmja franceze ‘Le Figaro’ ka raportuar për arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse.

‘Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i kërkuar nga Serbia për krime lufte, është arrestuar sot në aeroportin Basel-Mulhouse-Friborg, kanë bërë të ditur burimet policore franceze’, shkruan ‘Le Figaro’.

‘Ai është arrestuar nga policia kufitare me të zbritur nga avioni me të cilin ka ardhur nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, dhe i është paraqitur zyrës së prokurorit publik në Mulhouse’, thuhet në shkrimin e gazetës franceze.

Reuters shkruan se Franca arrestoi Haradinajn me urdhër–arrest të Serbisë.
Policia franceze ka arrestuar të mërkurën ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, ish-komandant i UÇK-së gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, bëjnë të ditur burimet pranë policisë franceze dhe Ministrisë së Jashtme të Kosovës, raporton Reuters.

COMMENTS