Mediat gjermane kritikojnë rëndë Era Istrefin (Foto)

Ato raportojnë se këngëtarja ka kohë që është një yll në Kosovë dhe Shqipëri. Por, në saje të teksteve të veçanta, Erën e krahasojnë me yllin botëror Rihanna, megjithëse nuk ka zë të fuqishëm si ylli i Barbadosit.

Era ka shumë kohë që quhet si pop-star në Shqipëri dhe Kosovë, veçanërisht për arsye të suksesit të motrës së saj më të madhe Nora Istrefi.

Ajo e filloi karrierën e saj në shtetin e vogël, përballë bregut lindor të Italisë, para disa vitesh dhe përgatiti rrugën e karrierës për motrën e saj. Tekstet e Erës janë pjesërisht anglisht dhe pjesërisht shqip dhe është e vërtetë që bëhen nga të tjerë krahasime me Rihannën.

Nga ana muzikore ajo bën më shumë muzikë elektronike dhe zëri i Erës tregon që nuk e ka fuqinë e Rihannës”, shkruan wdr.de.

Mediumi gjerman i ka bërë edhe një përshkrim të hitit “Bonbon” përmes 103 shkronjave.

Shpjegimi BONBON në 133 shkronja: për të kërcyer pak, për të bërë pak si Rihanna dhe për tu befasuar nga një pop-star nga Kosova – kjo është Era Istrefi me ‘BonBon’”.

Ato krahasojnë edhe numrin e shikueshmërisë në YouTube të këngës së Erës dhe Rihannës – ‘Bon Bon’ respektivisht ‘Work’.

“Nëse ekzistojnë krahasime midis Erës, Sias dhe Rihannës, Era ka një rrugë të gjatë para vetes.

Për krahasim: “Bonbon” ka arritur 30 milionë klikime në YouTube në total, ndërsa Rihanna me “Work” ka bërë vetëm në muajin e parë 100 milionë klikime!”.

COMMENTS