Mediat britanike shkruajnë për klipin e ri të Dafina Zeqirit (Foto & Video)

Ja çka bëri Ledri Vula midis koncertit në Prishtinë (Video)
Labinot Tahiri publikon pamje të shtyllës së rrëzuar të energjisë elektrike (Video)

Dafina Zeqiri ka publikuar projektin më të ri muzikor.

‘Four Seasons’ titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip, i cili pa kaluar 24 orë vshtë shikuar mbi 45 mijë herë në YouTube.

Pas publikimit kënga ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë shkruar për ‘katër stinët’ e Dafit.

Portali britanik ‘Fader’ ka shkruar se Dafina është një yll në ngjitje ndërsa Dafi është prononcuar edhe për këtë medium.

‘Duke qenë se ky është debutimi im amerikan, doja të përcillja një anë që më duhet ta shfaq përmes artit. Tani më në fund mund të bëj muzikën që kam dashur gjithmonë të bëj’, ka deklaruar Dafina për ‘Fader’.

Gjithashtu ajo ka treguar se e ka pëlqyer menjëherë këngën dhe është lidhur emocionalisht me të me emocionet që ndërrojnë si stinët.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore, të cilat do t;i publikon gjatë muajve të ardhshme.

COMMENTS