Mediat britanike: Duhet ta dëgjoni hitin e Dua Lipës! (Video)

Ajo po vazhdon të ndërtojë një karrierë të fuqishme në Britani të Madhe, dhe të mbajë koncerte gjithandej nëpër botë. Këngëtarja me origjinë nga Ko

Ajo po vazhdon të ndërtojë një karrierë të fuqishme në Britani të Madhe, dhe të mbajë koncerte gjithandej nëpër botë.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, e cila ditë më parë ka publikuar këngën ‘Scared to be lonely’, në bashkëpunim me Martin Garrix, po përkrahet edhe nga mediat.

Gazeta britanike Standard, thotë se kjo këngë duhet të dëgjohet dhe referohet si një ndër këngët për t’u dëgjuar gjatë këtij muaji.

Gazeta ka përzgjedhur shtatë këngë që duhet të dëgjohen sa herë që fansat e muzikës kanë kohë.

Ndryshe, Dua ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.

COMMENTS