Mediat botërore të shokuara nga dështimi i Barcelonës,çfarë shkruajnë

Mediat botërore të shokuara nga dështimi i Barcelonës,çfarë shkruajnë

Klubet e Kosovës ftohen në Ligën e Kampionëve në basketboll
Kaka dëshiron pensionimin: Futbolli nuk më jep më kënaqësi (Video)

Shtypi botëror u shokua nga dështimi i Barcelonës ndaj Romës dhe nga ‘zhdukja’ e yllit të katalanasve, Leo Messi.

Sipas gazetave sportive, merita ishte e gjitha e Romës, që bëri Barcelonën të dukej si Crotone.

Gazzetta dello Sport: ‘Mbrëmje e mrekullueshme. Në fillim, nuk e besonte askush. Roma shënoi tre gola pa vuajtur fare. Me një Dzeko stratosferik, me një Manolas homerik dhe një Di Francesco që shndërroi ëndrrën në realitet. Roma është mes 4 më të mirëve të Europës’.

Corrierre dello Sport: ‘Një Romë përrallore. Pas një ndeshjeje fantastike, unike dhe speciale, Dzeko dhe shokët e tij i dhanë tifozëve një fitore të çmendur. Një 3-0 që turpëron Barcelonën e Messit. Meritë e të gjithëve dhe veçanërisht e Di Francescos, që zbriti në fushë me një 3-5-2 që bllokoi Barcelonën. Punën ia bëri të lehtë edhe ‘fantazma Messi’, i cili u kufizua nga lëvizjet perfekte të mbrojtjes së Romës’.

L’Equipe: ‘Në Romë u pa një Romatadë. Pasi përmbysi humbjen 4-1 ndaj PSG, Barcelona provoi se çfarë do të thotë të të përmbysin rezultatin. Roma arriti të pamendueshmen duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ndërsa Barcelona nuk njihej’.

Olé: ‘Një ekip që nuk lufton për titullin në një vend që as nuk do të shkojë në Botëror, lë jashtë Champions-it Barcelonën. Goditje e rëndë për Messin. Çfarë i ndodhi Barcelonës? Një rënie forme në momentin kyç të sezonit. Përveç Ter Stegenit, asnjë lojtar i skuadrës katalanase nuk u paraqit mirë’.

COMMENTS