‘Meçi Joshua-Wilder do të ndodhë më 2018’

‘Meçi Joshua-Wilder do të ndodhë më 2018’

Pse disa njerëz flasin në gjumë? (Video)
Samsung ka shitur 55 milionë njësi të Galaxy S7 dhe S7 Edge (Video)

Anthony Joshua do të përballet me Deontay Wilderin vitin e ardhshëm, ka thënë promoteri i meçeve Eddie Hearn nga Britania e Madhe që tashmë ka nisur bisedimet.

Joshua dhe Wilder është meçi që po kërkohet që kur Joshua mori edhe titullin WBA pasi mposhti Wladimir Klitschon në prill. Wilder është kampion i WBC-së që është divizion i limituar.

Të dy së fundmi mbrojtën titujt në meçet përballë Carlos Takamit dhe Bermane Stivernet. Pas nokautit ndaj Stivernet javën e shkuar, Wilder deklaroi haptas ‘luftën’ ndaj Joshuas, dhe shtoi se Hearn është duke ngadalësuar negociatat.

Hearn të enjten ka konfirmuar bisedimet me palën e Wilderit.

‘Deontay Wilder është duke bërë punë të mrekullueshme që të bindë njerëzit se Joshua po ikën nga meçi. Puna jonë është që të ndodhë ky meç, por ajo s’mund të ndodhë brenda natës. Ky takim mund të shkojë mirë, mund të shkojë keq, por fansat duhet të dinë se ne e duam këtë meç. E kjo do të ndodhë padyshim në vitin 2018’, ka thënë ai.

COMMENTS