Me zvogëlimin e Superligës, Federata mendon të zvogëlojë edhe telashet

Me zvogëlimin e Superligës, Federata mendon të zvogëlojë edhe telashet

Federata e Futbollit e Kosovës mendon të zvogëlojë numrin e skuadrave të Superligës, e me këtë edhe numrin e telasheve, shkruan sot Koha Ditore.

Nga sezoni 2019\2020, FFK-ja mendon të startojë me 10 skuadra në Superligë, e jo me 12 sa janë aktualisht.

Për këtë dhe çështje të tjera, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka diskutuar të mërkurën.

Me zvogëlimin e ekipeve në elitë, sipas zyrtarëve të FFK-së do të rriteshin kriteret, sidomos sa i përket infrastrukturës.

Shumë klube nuk qëndrojnë mirë ‘me letra’ dhe nuk po marrin pjesë në procesin e licencimit për gara evropiane

COMMENTS