Me këto biznese merren aktorët e njohur të serialeve turke

Me këto biznese merren aktorët e njohur të serialeve turke

Lori dhuron 1 mijë euro për shërimin e… (Foto)
Gili dhe Ilir Berani përcjellin djalin në mbrëmjen e maturës, ja si duket ai (Foto)

Do të mendoni se gjatë gjithë kohës aktorët i dedikohen roleve të tyre?

Kjo është e vërtetë, por nuk do të thotë se ata nuk gjejnë kohë për të tjera aktivitete. Njihuni më shumë me bizneset sa të çuditshme aq edhe të bukura të aktorëve turq.

Burak Ozcivit i pëlqen të merret me biznes. Edhe më parë, aktori i njohur i ‘Dashuri e pafund’ ka investuar në biznese të ndryshme kryesisht në real estate. Së fundmi, ai ka hapur një dyqan me prodhime brumi për të ndihmuar babain e tij. Në këtë biznes është përshirë edhe motra e tij dhe kunati. Qëllimi i tyre është të hapin disa pika shitje në Turqi.

Murat Yldirim drejton një kompani e cila merret me prodhimin e havjarit. ‘Nuk është vetëm diçka e re, por edhe shumë e vështirë për mua’ – ka thënë aktori.

Fahriye Evcen, krahas interpretimeve në seriale të ndryshme, ka dhënë gjithashtu mësime pikture për fëmijët e vegjël. Ajo e vlerësonte shumë kohën e shpenzuar për art.

Ndoshta e keni vënë re se Hazal Kaya ka shtuar paska në peshë. Epo aktorja është e apasionuar pas gatimit! Ajo u bë pjesë në vitin 2013 në një shkollë kulinarie. Gjithashtu, pas përfundimit të studimeve, ajo nisi një praktikë në një hotel.

Bergüzar Korel ka hapur gjithashtu një biznes të vetin. ‘Not Just a Coffee’ quhet kafeneja e hapur prej saj në Cihangir. Në këtë kafene, aktorja do të shiste shpesh edhe ëmbëlsirat e gatuara prej saj.

Edhe Kivanc Tatlitug, ashtu si Burak Ozcivit ka investuar kryesisht në shtëpi dhe prona. Gjithashtu, aktori njihet për makinat e tij luksoze.

COMMENTS