Me këtë postim presidenti Trump hutoi mbarë botën

EUROPOL dhe Policia e Kosovës me projekt të përbashkët
AKK do të hetojë pasurinë e Kadri Veseli e Shpend Ahmetit

Presidenti amerikan Donald Trump njihet për postimet në Twitter në orët e vona të natës, por statusi i tij i fundit ka pushtuar internetin.

Kjo për shkak se ai jo vetëm që ishte lënë në gjysmë, por përmbante një fjalë të shpjegueshme, ‘covfefe’.

Ndoshta ky ishte një gabim drejtshkrimor i Presidenti amerikan, por përdoruesit e internetit e kanë tallur pa mëshirë, raporton ‘BBC’.

“Pavarësisht reagimit të vazhdueshëm negativ të shtypit, covfefe”, shkroi ai pas mesnate, mbrëmjen e djeshme.

Ndoshta presidenti ka shkuar në shtrat, pa e përfunduar mendimin e tij dhe mesa duket ka harruar të korrigjojë gabimin.

Por përdoruesit e rrjeteve sociale kanë hedhur mijëra spekulime për fjalën ‘misterioze’ duke thënë se ndoshta ajo mund të ishte edhe një kod i fshehtë bërthamor.

COMMENTS