Më 6 mars ‘Një mbrëmje për Dritëro Agollin’

Më 6 mars ‘Një mbrëmje për Dritëro Agollin’

462-vjet me parë nisi rrugën gjuha shqipe me Mesharin e Gjon Buzukut
Tringa Rexhepi, koreografi me motive shqiptare në Kanada (Video)

Më 6 mars në ambientet e ‘Hotel Çardak’ në Pejë mbahet ngjarja ‘Një mbrëmje për Dritëro Agollin’.

Ngjarja organizohet nga Erblina Idrizi.

‘Një mbrëmje me kandila, tinguj kitareje, e poezi. Një mbrëmje dedikuar veprës së shkrimtarit Dritëro Agolli. Shkrimtari, letrat e të cilit janë bërë këngë, filma, frymëzim për fëmijët e të dashuruarit ndërroj jetë më 3 shkurt 2017’, thuhet në njoftim.

Mitingun e pasurojnë me deklamim të poezive emrat si: Igballe Qena, Nimon Muçaj, Elida Shasivari, Naser Shatrolli, Shpresa Salihaj etj. Shtëpia botuese “Buzuku” nga Tirana ka bërë të mundur sigurimin e CD-ve me poezi në shqiptim të Dritëroit dhe këndin e librave për shitje atë natë.

Organizatorët kanë falënderuar edhe vajzën e Dritëros, Elona Agolli, e cila sipas tyre, gjithnjë ka qenë korrekte në bashkëbisedim dhe sigurimin e materialeve për dokumentar.

COMMENTS