Me 55 gola, Messi bëhet golashënuesi më i mirë argjentinas

Me 55 gola, Messi bëhet golashënuesi më i mirë argjentinas

Real Madrid zbulon fanellat e reja (Video)
Barcelona fiton Kupën e Mbretit (Video)

Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares së Argjentinës. Kjo pas golit të shënuar në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, kundër Shteteve të Bashkuara, raporton agjencia Reuters.

Messi ka shënuar plotë 55 gola në takimet ndërkombëtare të Argjentinës.

Pesë herë lojtari më i mirë i vitit në botë, Lionel Messi ka shënuar gol në minutën e 32-të të duelit të zhvilluar në Hjuston, kështu që Argjentina udhëhiqte me rezulatt 2:0.

Me këtë gol në 112 ndeshjet ndërkombëtare për seleksionin e Argjentinës, ai ia kaloi futbollistit tjetër argjentinas, Gabriel Batistuta, i cili i ka dhënë 54 gola në 78 ndeshje për Argjentinën, që ishte dy herë fituese e Kampionatit Botëror të Futbollit.

COMMENTS