Me 3 gusht Kuvendi tryezë për Demarkacionin

20-vjetori i rënies së dëshmorit Agron Rrahmani
Një i vdekur e disa të lënduar në një aksident në magjistralen Gjilan – Prishtinë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar që debati profesional për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të zhvillohet në formën e një tryeze, më 3 gusht në sallën alternative.

Në këtë tryezë, pritet që të ballafaqohen mendimet e ekspertëve në njërën, përfshi edhe ata të shoqërisë civile, kundruall raportit të Komisionit shtetëror që qoi deri te Marrëveshja e arritur ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, por e cila po kundërshtohet jo vetëm nga opozita, por edhe një numër i deputetëve nga partitë në pushtet.

Paraprakisht, sot qeveria e Kosovës është pajtuar që të shtyjë tutje procedimin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, përderisa të mos sqarohen të gjitha dilemat e ngritura.

COMMENTS