McCain njoftohet me ‘iniciativën e Serbisë për të vazhduar dialogun me shqiptarët në Bruksel’

McCain njoftohet me ‘iniciativën e Serbisë për të vazhduar dialogun me shqiptarët në Bruksel’

Në kompleksin e Jasharëve, 12 milionë vizitorë që nga paslufta
Palmer në Prishtinë: Qëndrimi i SHBA-së për Kosovën, i pandryshueshëm

Vuçiq i ka treguar sot senatorit amerikan John McCain për ‘iniciativën e Serbisë që me shqiptarët të vazhdohet dialogu në Bruksel’, transmeton Koha.net.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me senatorin amerikan John McCain ka thënë se temat kryesore të bisedës kanë qenë ruajtja e paqes dhe e stabilitetit rajonal, marrëdhëniet reciproke, pjesëmarrja e Serbisë në ushtrimet ushtarake, dhe , sipas tij, neutraliteti ushtarak i Serbisë, njofton rts.

‘Senatorin e kam njoftuar me situatën në rajon, i kam thënë se si shtet do të investojmë shumë për të ruajtur paqen, i kam folur për iniciativën tonë që të vazhdohet dialogu me shqiptarët në Bruksel, se do të ndikojmë pozitivisht në situatën në rajon, sepse ajo është me rëndësi të posaçme’, citon transmetuesi publik serb të ketë thënë Vuçiq në konferencën e shtypit pas takimit me zyrtarin e lartë të SHBA-së.

Nga ana e tij, sipas këtij mediumi, McCain ka thënë se Serbia luan rol vital si ‘fuqi pajtimi’ dhe ekonomi kryesore në rajon.

COMMENTS