McAllister: Serbia varet prej Kosovës

McAllister: Serbia varet prej Kosovës

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, tha se negociatat për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian kërkojnë lëvizje të vazhdueshme drejt marrëdhënieve më të mira me Kosovën.

Sipas tij, ky proces duhet gradualisht të çojë në normalizimin e marrëdhënieve midis të dyja palëve, me të dyja palët që të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të përmbushin përgjegjësitë, transmeton Klan Kosova.

‘Normalizimi i marrëdhënieve duhet të shkojë në favor të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës dhe është thelbësore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon’, i tha ai ‘Kuririt’, duke mirëpritur nismën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të nisur një dialog të brendshëm mbi këtë çështje.

Raportuesi i PE-së për Serbinë theksoi se BE-ja nuk do ta detyrojë as Beogradin, as Prishtinën për të ndërmarrë iniciativën dhe thekson se ‘normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve kurrë nuk do të arrihet me forcë, por vetëm me marrëveshjen e të dy palëve’.

COMMENTS