Mc Kresha dhe Offchestra kalojnë kufijtë shqiptar me këngën e re (Video)

Mc Kresha dhe Offchestra kalojnë kufijtë shqiptar me këngën e re (Video)

Arta Bajrami humb personin më të dashur (Foto)
Ja cila këngëtare e njohur i bashkohet Luana Vjollcës në emisionin e ri (Foto)

Grupi i njohur muzikor, Offchestra, javën që lamë pas kanë publikuar projektin e tyre më të ri ‘Jena pa’, të cilin e sollën në bashkëpunim me reperin Mc Kresha.

Kjo këngë e cila është ‘reggae’, me ritme moderne po vazhdon të pëlqehet e të dëgjohet mjaft shumë.

Por siç duket ‘Jena pa’, i ka kaluar edhe kufijtë shqiptar. Ajo po dëgjohet edhe në Itali.

Në një video të postuar, shihet duke u promovuar kënga e tyre në një radio të Italisë.

Ky emision është nën prezantimin e këngëtares dhe gazetares shqiptare Evi Reci.

Ajo gjithmonë mundohet që këngët shqiptare ti promovojë në këtë shtet përmes emisionit të saj..

‘Më lejo të të tregoj një këngë nga disa artist dhe kolegë të mi të cilët janë shumë të talentuar (Offchestra dhe Mc Kresha) të cilët kanë sjellë një këngë mjaftë të bukur si ato këngët e Bob Marleyt. Më bëhet qejfi që po të prezantojë shpesh herë me muzikën moderne shqiptare’, i tha Reci kolegut të saj, gjatë emisionit.

Rikujtojmë se ‘Jena pa’, është incizuar me instrumente ‘live’, në Kosovë, ndërsa miksimi është bërë në Angli.

Për tekstin e kësaj kënge janë përkujdesur vetë artistët, ndërkaq për videoklip ‘Imaginefilms’, xhirimet e të cilit janë bërë në Prishtinë.

Për më shumë shikoni videon.


COMMENTS