Mbyllen vendvotimet – pjesëmarrja rreth 40 për qind

Mbyllen vendvotimet – pjesëmarrja rreth 40 për qind

KFOR me Ushtrinë e Serbisë shqyrtojnë situatën e sigurisë në Kosovë
Ngurrojnë t’i varrosin familjarët për shkak të ‘veprimtarive të tyre të dyshimta’

Në Kosovë u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e komunave. Nga 38 komunat e Kosovës, gara është zhvilluar në 19 prej tyre, në të cilat kryetari nuk u zgjodh në rrethin e parë, më 22 tetor. Ndërkaq, në Komunën e Parteshit është zhvilluar rivotimi për kryetarin e ri.

Të drejtë vote kishin 1 milion e 353 mijë e 613 votues.

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 40 për qind.

Vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar se zgjedhjet janë organizuar mirë me disa parregullsi të vogla që kanë ndikuar në proces.

COMMENTS